RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Bullgarisë falënderon Turqinë për mbështetjen në shuarjen e zjarreve

presidenti-i-bullgarise-falenderon-turqine-per-mbeshtetjen-ne-shuarjen-e-zjarreve

Presidenti bullgar Rumen Radev falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj në vënien nën kontroll të zjarreve në vendin e tij, transmeton Anadolu.

“Mirënjohje e sinqertë për presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan për mbështetjen në kohë të Republikës së Turqisë dhe zjarrfikësve të guximshëm turq në luftën kundër zjarreve shkatërruese në Bullgari”, shkroi Radev në X.

Një zjarr shpërtheu më 13 korrik në rajonin e Svilengradit të Bullgarisë, 6 kilometra nga kufiri me Turqinë. Zjarri u përhap në Mladinovo dhe Mihalic në jug në dy ditët në vijim, duke djegur dhjetëra mijëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Turqia ndihmoi fqinjin e saj me përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Brigada bullgare e zjarrit dhe zyrtarët e mbrojtjes civile raportuan më shumë se 200 zjarre në gjithë vendin ditët e fundit.

Related posts

Barack dhe Michelle Obama elektrizojnë demokratët, mbështesin fuqishëm Nënpresidenten Harris

admin

Motra e shtatzënës së vrarë jep detaje të rastit, tregon si e kishte kuptuar vrasjen

admin

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, pse ka rëndësi ky votim dhe si funksionon? Ja çfarë duhet të dini

admin