RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Eksplozivi afër Ujmanit, personi i identifikuar s’u gjet, policia ia bastisi shtëpinë, konfiskoi një veturë dhe 3 radiolidhje

eksplozivi-afer-ujmanit,-personi-i-identifikuar-s’u-gjet,-policia-ia-bastisi-shtepine,-konfiskoi-nje-veture-dhe-3-radiolidhje

Gjatë ditës së djeshme në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur eksploziv.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në ora 21:00 në zonën e Zubin Potokut, ku janë sekuestruar edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për veriun.

Ai ka thënë se nuk ka të arrestuar. Personi i identifikuar nuk është gjetur në shtëpi.

“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

Related posts

Kaos në Nju Jork, stuhia kthen rrugët në lumenj, paralajmërohen përmbytje

rezart morina

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri

rezart morina

Iran, kapet një grup i lidhur me Organizatën e Muxhahidëve të Popullit (MEK)

admin