RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ush’tria iz’raelite su’lmon autokolonën e OKB-së në Ga’za”

“ush’tria-iz’raelite-su’lmon-autokolonen-e-okb-se-ne-ga’za”

Ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj autokolonës së OKB-së në Rripin e Gazës, ku një automjet u dëmtua nga sulmi por nuk është raportuar për viktima, transmeton Anadolu.

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se forcat izraelite dje hapën zjarr ndaj një autokolone të OKB-së në Gaza.

Duke thënë se autokolona e sulmuar ra nën zjarr të fortë në rajonin e Luginës së Gazës teksa po shkonte në qytetin e Gazës, Lazzarini tha se automjeti i blinduar i OKB-së, i cili u godit nga 5 plumba, u dëmtua rëndë.

Ai theksoi se automjetet në kolonën e sulmuar mbanin simbole të OKB-së dhe ekipet kishin veshur jelekë të OKB-së.

Thuhet se autokolona ishte koordinuar dhe miratuar nga zyrtarët izraelitë përpara nisjes së saj. Lazzarini deklaroi se nuk pati humbje jetësh nga sulmi dhe se ekipi i OKB-së më pas vazhdoi rrugën dhe arriti në Gaza.

Lazzarini në postimin e tij ka shkruar: “Punonjësit e ndihmave humanitare nuk mund të jenë objektiv. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Ushtria izraelite, e cila vazhdon sulmet e saj në Gaza, shpesh shënjestron organizatat e ndihmës, veçanërisht OKB-në.

Në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në rajonin Deyr al-Belah në Gaza më 1 prill, humbën jetën 7 punonjës të Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK).

Më tej thuhet se ekipi gjatë sulmit ndodhej në dy automjete të blinduara me logon e organizatës në zonën e de-përshkallëzimit.

Related posts

Analistët: Kosova dhe Serbia ende nuk janë të gatshme për normalizim të marrëdhënieve

admin

Deri në 200 metra kolona në pikat kufitare, mërgimtarë të shumtë ende drejt Kosovës

admin6

Të paktën 34 të vd’ekur nga tajfuni Gaemi në Filipine

admin