RTV AHIRETI
Lajme

Pesë persona të vrarë në një shtëpi të të moshuarve në Kroaci

pese-persona-te-vrare-ne-nje-shtepi-te-te-moshuarve-ne-kroaci

Pesë persona u vranë të hënën në Shtëpinë për të moshuar dhe të pafuqishëm në qytetin Daruvar të Kroacisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Jozyrtarisht mësohet se një burrë hyri në këtë shtëpi dhe qëlloi me armë zjarri.

Sipas informacioneve fillestare, pesë persona mbetën të vdekur në vendngjarje, ndërsa disa janë ende nën trajtim mjekësor.

Mediat shtojnë se sulmuesi iku nga vendi i ngjarjes, por se u kap shumë shpejt nga policia.

 

The post Pesë persona të vrarë në një shtëpi të të moshuarve në Kroaci first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

BE-ja i kërkon Maqedonisë së Veriut votimin e ndryshimeve kushtetuese

rezart morina

Pr’otesta për dorëheqjen e presidentit, policia shpërndan me gaz lot’sjellës de’mostruesit

rezart morina

Irani ekzekuton 4 persona të cilët u akuzuan se spiunonin për Izraelin

rezart morina