RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrëshqitje dheu në Etiopi, të paktën 146 vik’tima

rreshqitje-dheu-ne-etiopi,-te-pakten-146-vik’tima

Numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në zonën Gofa në jug të Etiopisë u rrit në 146, konfirmoi të martën një zyrtar i qeverisë lokale, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë thuhet se teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar numri i të vdekurve mund të rritet. Fatkeqësia, e cila mori jetën e shumë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë, ndodhi në zonën e largët.

“Të paktën 96 burra dhe 50 gra, përfshirë fëmijë, humbën jetën në fatkeqësi”, tha përfaqësuesi i qeverisë Zonal dhe kreu i komitetit të fatkeqësive, Habtamu Fetena.

Një tjetër zyrtar lokal, Misikir Mitiku tha se në mesin e viktimave ka edhe shpëtimtarë, ndërsa disa prej tyre janë zhdukur gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit.

Pas rrëshqitjes vdekjeprurëse të dheut, guvernatori i Gofa-s, Dagmawi Ayele lëshoi ​​një deklaratë duke theksuar nevojën që komuniteti të jetë më i përgatitur për t’u përballur me fatkeqësi të tilla në të ardhmen.

“Komuniteti tani e tutje duhet të jetë i pajisur dhe të jetë gati për t’u mbrojtur nga fatkeqësi të tilla, pasi zona është më e rrezikuara”, tha Ayele. Ai shtoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe se ndikimi i plotë i rrëshqitjes së dheut ende nuk është vlerësuar plotësisht.

Rrëshqitjet e dheut në jug të Etiopisë janë të shpeshta gjatë sezonit të shirave, i cili zgjat nga qershori deri në gusht, duke kontribuar në paparashikueshmërinë dhe rrezikun e ngjarjeve të tilla.

Related posts

Maldive: Gjykata ia ndalon garimin në zgjedhje ish-presidentit Yameen

rezart morina

Deputetja izraelite kërcënon me përdorimin e “raketave të pasakta” në Gaza pas ndalimit të armëve nga SHBA-ja

RTI

Ha’masi: Tre pe’ngje u vranë gjatë op’eracionit të shpëtimit të Iz’raelit

RTI