RTV AHIRETI
Lajme

‘Ligji që mundëson kapjen e KPM-së’ – organizatat evropiane potencojnë heshtjen e presidentes Osmani

‘ligji-qe-mundeson-kapjen-e-kpm-se’-–-organizatat-evropiane-potencojne-heshtjen-e-presidentes-osmani

Disa organizata evropiane të gazetarëve kanë potencuar heshtjen e presidentes, Vjosa Osmani, përballë miratimit të ligjit për KPM-në nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke e quajtur një ligj që mundëson kapjen e KPM-së dhe një varg problemesh të tjera që lidhen me funksionimin e mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe disa organizata të tjera kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë kërkuar, fillimisht nga Gjykata Kushtetuese që ta hedh poshtë ligjin dhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje Gjykatës që të përdorë mandatin e saj për të shfuqizuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Presidentes Osmani që të dënojë publikisht ligjin dhe të ritheksojë përkushtimin e saj për promovimin dhe ruajtjen e lirisë së mediave në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Federatës Evropiane të Gazetarëve.

/GazetaSinjali/

The post ‘Ligji që mundëson kapjen e KPM-së’ – organizatat evropiane potencojnë heshtjen e presidentes Osmani first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mashtruan një shtetas nëpërmjet interneti duke i marrë mbi 80 mijë dollarë, e pësojnë 2 të rinjtë

admin

Izraeli sulmon Iranin me raketa

RTI

Pse Donald Trump kërkoi këpucët e tij pasi u qëllua? Ish-presidenti amerikan sqaron situatën me agjentët pas atentatit

admin