RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu deklarohet pas intervistimit nga Prokuroria

haxhiu-deklarohet-pas-intervistimit-nga-prokuroria

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar para medieve pas intervistimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se në intervistim u ftua lidhur me një deklaratë të saj në një nga emisionet në një televizion, si dhe një reagim të saj në Facebook lidhur me arratisjet nga burgu.

Tutje ajo tha se dikujt po i pengojnë reformat që ata si Qeveri po i adresojnë, madje ajo shtoi se edhe vetë Prokuroria Speciale po e pengon të bëjë punën e saj.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale jam intervistuar dje dhe sot në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që se kam thënë për herë të parë, pasi ka kohë që unë deklaruar asisoj, në RTV Dukagjini në një emision, që ndërlidhet me përpjekjet e prokurorëve apo sistemit të drejtësisë, prokurorit gjyqtarë për takime, favore dhe të tjera”.

“Me që rast kam shpjeguar që ne si Qeveri nuk funksionojmë asisoj, si në të kaluarën, por që ne e kemi për obligim që t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat po punojmë në vazhdimësi dhe duket që dikujt po i pengon, andaj dhe Prokuroria Speciale po tenton të më pengoj në punën time, me që rast edhe e keni parë në vazhdimësi, çfarëdo deklarate që unë e kam dhënë, ata kanë bërë autorizim për policinë për të dhënë apo marrë deklaratën time. Rasti i dytë ka të bëjë me një reagim timin në Facebook, i cili vjen si një kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së radhës së Qeverisë së Serbisë, përmes zëdhënësit Ivica Daçiq, i cili tentoi që ngjarjen që ka ndodhur në Loznicë, ta ndërlidhë me një sulm terrorist që kinse të përgatitur nga Republika e Kosovës.”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Po ashtu ajo ka thënë se Prokuroria më shumë rri në profilet e saj, se sa që merret me përgjegjësitë që ka.

“Prokuroria rri më shumë ne profile të mia në rrjete sociale sesa që merret me përgjegjësitë që ka. Është për t’u duartrokitur që më përcjellin edhe në debate televizive”, shtoi Haxhiu.

Sot ishte dita e dytë e intervistimit të Ministres Albulena Haxhiu, pasi intervistimi i saj nga Prokuroria Speciale nisi qysh dje.

Related posts

Kosova me “vend të posaçëm”! Angazhimi i Biden ndër vite dhe mbështetja për veprimet ushtarake të NATO-s kundër Serbisë në 1999

admin

Kievi do të përdori raketat Storm Shadow në Rusi? Kremlini reagon pas sinjaleve të kryeministrit të Britanisë së Madhe: Është e papërgjegjshme

admin

Xhaferoviq: Çdo vizitë e presidentit Erdoğan në BeH dhe në rajon ka efekt qetësues dhe balancues

admin