RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nagavci thotë se puna për furnizim me tekste shkollore ka nisur

nagavci-thote-se-puna-per-furnizim-me-tekste-shkollore-ka-nisur

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është duke u punuar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore.

Nagavci ka thënë se puna për furnizim ka nisur, ku janë finalizuar listat e teksteve të miratuara dhe se ato janë ndarë me drejtoritë e arsimit.

“Të njëjtat janë dorëzuar te MASHTI. Kemi pranuar tashmë edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve. Puna po vazhdon. Besoj se për procesin e furnizimit me tekste shkollore, shumë shpejt do të kemi konferencë të veçantë, ku do të ndajmë të gjitha të dhënat”, është shprehur Nagavci në konferencën pas mbledhjes se Qeverisë.

Ajo ka folur edhe për Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës të cilit nuk i janë akredituar katër programe, shkaku i problemeve me infrastrukturë.

Ministrja tha se ndonëse janë realizuar pagesat, fakulteti nuk është ndërtuar asnjëherë dhe ka probleme serioze.

“Përveç që është keqpërdorur buxheti i shtetit, është rrezikuar edhe akreditimi i programeve të reja. Bashkë me rektorin Qerimi jemi mobilizuar të gjejmë zgjidhje të mos dështojnë këto programe. UP ka sjellë kërkesë, janë identifikuar hapësirat ku mund të realizohet zhvillimi i ligjëratave deri te finalizimi i ndërtimit të Fakultetit. Është në mandatin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të trajtojë kërkesën”, ka thënë Nagavci, ndërsa ka shtuar se UP ka ofruar hapësira për një periudhë njëvjeçare” shtoi ajo.

Related posts

Të arrestuarit pjesë e grupit terrorist që morën pjesë në sulmin e Banjskës, dalin para gjykatës

admin

Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

admin

Osmani nderohet me Çelësin e Qytetit të Tetovës

rezart morina