Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka neutralizuar rreth 100 mercenarë të huaj, përfshirë 40 instruktorë të huaj, në rajonin e Kharkivit në Ukrainë duke i qëlluar me një raketë balistike “Iskander-M”, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se njësia ushtarake e sistemit raketor balistik të ushtrisë ruse “Iskander-M” ka kryer sulm me raketa në pikën ku ishin vendosur luftëtarë të huaj mercenarë në ndërtesën e kompanisë së ndërtimit të quajtur “Scorpion”, e vendosur në zonën industriale të Kharkivit.
“Si rezultat i sulmit, u vranë rreth 100 mercenarë të huaj, përfshirë 40 instruktorë të huaj dhe rreth 60 ushtarë nga Brigada 151 e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Ministria ruse e Mbrojtjes më 23 korrik tha se ka neutralizuar rreth 50 trajnerë ushtarakë nga vendet perëndimore në rajonin e Kharkivit me një raketë balistike “Iskander-M”.