RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla mohon se është sulmuar në Liqenin e Ujmanit

svecla-mohon-se-eshte-sulmuar-ne-liqenin-e-ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka kundërshtuar deklaratat e ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, i cili në një paraqitje televizive ka deklaruar se është sulmuar në Liqenin e Ujmanit.

Sveçla ka thënë se nuk është aspak e vërtetë dhe e gjitha kjo sipas tij është fabrikim.

Ai ka thënë se ka qenë në Ujman me barkë, të shtunën së bashku me kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, ku tha se ka qenë vizitë produktive.

“Unë as nuk do të reagoja ndaj kësaj gënjeshtre, siç nuk reagoj ndaj shumë të tjerave, po të mos njihej fakti se ky person ka mbajtur një pozitë ku integriteti do të duhej të ishte një ndër cilësitë kryesore. Sulmet edhe mund të ndodhin, por ato as nuk na frikesojnë as nuk na zbrapsin. Unë veq lutem që nëse kjo të ndodhë, mos të pësojnë njerëzit përreth meje”, ka shkruar Sveçla.

Related posts

Irani shënjestron bazën ajrore amerikane “Al Udeid” në Katar

Irfan Jahiu

“Një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes”, Kurti: Pjesëtarët e UÇK-së nuk janë marrë me trafik organesh, narrativë serbe

admin

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e Xhevat Guraj

admin