RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Virusi i Nilit Perëndimor, IKSHPK: Kujdes nga pickimi i mushkonjave

virusi-i-nilit-perendimor,-ikshpk:-kujdes-nga-pickimi-i-mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave për shkak të virusit të Nilit Perëndimor që shkaktohet te njerëzit kryesisht nga pickimi i tyre.

“Virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, thuhet një njoftim

Gjithashtu, IKSHPK-ja ka ndarë përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).

Related posts

Bombardohet Venezuela, Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh! Maduro është larguar jashtë vendit

admin

Po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, zyrtarët doganorë në Bullgari konfiskojnë 170 kg kokainë

admin

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 22.74% e qytetarëve

admin