RTV AHIRETI
Lajme

Kasanof i përkushtuar për integrimin euroatlantik të Ballkanit

kasanof-i-perkushtuar-per-integrimin-euroatlantik-te-ballkanit

Zëvendësi i ri i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do të mbikëqyrë politikën amerikane për këtë rajon, e cila ka në thelb mbështetjen e tij në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

Kështu tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), i pyetur lidhur me qëllimet e Kasanofit në detyrën e re.

Kasanof mori postin e zëvendësit të ndihmëssekretarit për Ballkanin Perëndimor më 19 korrik të këtij viti.

Paraprakisht, në këtë post ishte Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj.

Ai shtoi se Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe me partnerët evropianë, “në rrugën drejt arritjes së një marrëdhënieje të normalizuar, paqësore dhe produktive midis dy vendeve”.

Kasanof, që nga 19 korriku, është edhe zëvendës i ndihmëssekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të Departamentit amerikan të Shtetit.

The post Kasanof i përkushtuar për integrimin euroatlantik të Ballkanit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Maqedonia e Veriut e pesta në Evropë për nga ikja e trurit!

rezart morina

U shpall fajtor për 34 akuza, por a mundet Donald Trump të kandidojë ende për president i SHBA? Ja çfarë parashikon Kushtetuta

admin

Shqipëria shënon Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë

rezart morina