RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australi, zbulohet anija që u fundos 55 vjet më parë ku humbën jetën 21 persona

australi,-zbulohet-anija-qe-u-fundos-55-vjet-me-pare-ku-humben-jeten-21-persona

Janë gjetur rrënojat e anijes së mallrave që u fundos pasi u godit nga një stuhi teksa transportonte çelik në Australi në vitin 1969, ku humbën jetën 21 nga 26 anëtarët e ekuipazhit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në median australiane, rrënojat e anijes “MV Noongah”, e cila u fundos më 25 gusht 1969, u gjetën në një thellësi prej 170 metrash.

Vendndodhja e rrënojave u përcaktua duke përdorur hartën e detit me rezolucion të lartë dhe video imazhe.

Në atë kohë, një nga “përpjekjet më të mëdha të kërkimit dhe shpëtimit në det” në historinë australiane u zhvillua për anijen e mallrave “MV Noongah”, e cila kishte një ekuipazh prej 26 personash dhe u fundos në ujërat e bregdetit të Uellsit të Ri Jugor (New South Wales) pasi u godit nga një stuhi.

Menjëherë pas fundosjes së anijes, 5 persona nga ekuipazhi u shpëtuan ndërsa 21 të tjerë humbën jetën.

Related posts

BE gjobit TokTok-un për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

admin

Egjipti refuzon praninë iz’raelite në korridorin me Ga’zën gjatë përpjekjeve për ndërmjetësim

rezart morina

Izraeli mbyll transmetimin e drejtpërdrejtë të Associated Press nga Gaza

admin