RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu u përball me bojkot nga pothuajse gjysma e Demokratëve gjatë fjalimit në Kongresin Amerikan

ne’tanyahu-u-perball-me-bojkot-nga-pothuajse-gjysma-e-demokrateve-gjate-fjalimit-ne-kongresin-amerikan

Mes protestave të vazhdueshme gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me një bojkot të paprecedentë nga rreth gjysma e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, teksa dje iu drejtua një sesioni të përbashkët të Kongresit Amerikan, raporton Anadolu.

Bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të deklaratave publike, raportimeve të mediave dhe pamjeve video, Anadolu përcaktoi se një numër historik i përfaqësuesve të Dhomës dhe senatorëve e anashkaluan fjalimin e Netanyahut. Me gjithsej 96 ligjvënës, ky është gati dyfishi i numrit të demokratëve që bojkotuan fjalimin e tij në vitin 2015, kur bojkotuan 58 ligjvënës.

Numri gjithëpërfshirës i atyre që bojkotuan është në kontrast të plotë me dhjetëra duartrokitje që Netanyahu mori nga shumë ligjvënës të pranishëm të mërkurën.

Teksa shumë ligjvënës kishin shpallur më parë synimin e tyre për të bojkotuar fjalimin, përfaqësuesja Rashida Tlaib, e vetmja ligjvënëse palestinezo-amerikane, zgjodhi të merrte pjesë, duke veshur një “keffiyeh” dhe duke mbajtur një tabelë ku thuhej “kriminel lufte” në njërën anë dhe “fajtor për gjenocid” nga ana tjetër, duke shfaqur dukshëm kundërshtimin e saj për fjalimin.

Pasi Netanyahu përfundoi fjalët e tij, Tlaib tha se duartrokitjet dhe ovacionet për kryeministrin izraelit ishin “të neveritshme”. Kritikat e saj nuk ishin të vetmet.

Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, e quajti fjalimin e Netanyahut “fjalimin më të keq” të një lideri të huaj në historinë e SHBA-së.

“Prezantimi i Benjamin Netanyahut sot ishte prezantimi më i keq i çdo personaliteti të huaj të ftuar dhe të nderuar me privilegjin për t’iu drejtuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara”, tha Pelosi në X.

“Shumë prej nesh që e duan Izraelin kaluan kohë sot duke dëgjuar qytetarët izraelitë, familjet e të cilëve kanë vuajtur pas sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit dhe rrëmbimeve”, shkroi ajo, duke shtuar:

“Këto familje po kërkojnë një marrëveshje armëpushimi që do t’i sjellë pengjet në shtëpi. Dhe, ne shpresojmë që kryeministri të kalojë kohën e tij për të arritur këtë qëllim”.

Për shumë demokratë, vendimi i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe liderit të shumicës në Senat, Chuck Schumer, për të ftuar Netanyahun, ishte i pafalshëm përballë numrit në rritje të të vdekurve në Gaza, duke ngritur pikëpyetje hipokrizie.

“Gaza është shkatërruar nga ushtria izraelite duke përdorur armë të siguruara nga Shtetet e Bashkuara. Mbi 39 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë po vriten çdo ditë. Shumica e shtëpive, pjesa më e madhe e infrastrukturës, janë shkatërruar. E megjithatë, çfarë bëjmë ne? Ne e mirëpresim krahëhapur Netanyahun, personin përgjegjës për këtë, që t’i drejtohet Kongresit”, tha përfaqësuesja Summer Lee, një nga dhjetra ligjvënësit që bojkotuan.

“Kur Putini kryen krime lufte, ne e dënojmë atë. Kur Netanyahu kryen krime lufte, ne i japim justifikime dhe bomba. Kjo hipokrizi nuk është e huaj në botë”, shtoi ajo vetëm disa orë përpara se Netanyahu të mbante fjalimin e tij.

Këto ndjenja nxjerrin në pah përçarjet në rritje brenda Partisë Demokratike, e cila deri vonë ishte shumë më e bashkuar në mbështetjen e saj për Izraelin.

Përfaqësuesi Ritchie Torres, një mbrojtës i fuqishëm i mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për Izraelin, tha se ai mori pjesë në fjalimin e Netanyahut sepse çdo dallim që ai mund të ketë me liderin izraelit “janë tejkaluar shumë nga lidhja e pathyeshme e marrëdhënieve SHBA-Izrael, qëndrueshmëria e së cilës do t’i rezistojë kohës”.

“Unë jam një kampion krenar i miqësisë më të madhe në botë. Kam qenë gjithmonë një sionist dhe do të jem gjithmonë. #AmYisraelChai”, shtoi ai, duke përdorur një frazë hebraike që do të thotë “populli i Izraelit jeton”.

Lista e anëtarëve të Kongresit që nuk morrën pjesë në fjalim është si në vijim:

– Senat

1.⁠ Laphonza Butler 

2.⁠ Ben Cardin

3.⁠ Tom Carper

4.⁠ Tammy Duckworth

5.⁠ Dick Durbin

6.⁠ Martin Heinrich

7.⁠ Mazie Hirono

8.⁠ Tim Kaine

9.⁠ Angus King

10.⁠ Ben Ray Lujan

11.⁠ ⁠Ed Markey

12.⁠ Bob Menendez

13.⁠ Jeff Merkley

14.⁠ Patty Murray

15.⁠ Jack Reed

16.⁠ Bernie Sanders

17.⁠ Brian Schatz

18.⁠ Jeanne Shaheen

19.⁠ Chris Van Hollen

20.⁠ Elizabeth Warren

21.⁠ Peter Welch

22.⁠ Sheldon Whitehouse

23.⁠ ⁠Ron Wyden

– Dhoma e Përfaqësuesve

Becca Ballint
Nanette Barragan
Ami Bera
Don Beyer
Lisa Blunt Rochester
Suzanne Bonamici
Jamaal Bowman
Cori Bush
Andre Carson
Greg Casar
Joaquin Castro
Judy Chu
Emmanuel Cleaver
Jim Clyburn
Steve Cohen
Bonnie Watson Coleman
Madeleine Dean
Diana DeGette
Suzan DelBene
Mark DeSaulnier
Rosa DeLauro
Debbie Dingell
Lloyd Doggett
Veronica Escobar
Anna Eshoo
Teresa Leger Fernandez
Valerie Foushee
Maxwell Frost
Ruben Gallego
John Garamendi
Chuy Garcia
Robert Garcia
Al Green
Raul Grijalva
Chrissy Houlahan
Jared Huffman
Sara Jacobs
Pramila Jayapal
Hank Johnson
Ro Khanna
Rick Larsen
Barbara Lee
Summer Lee
Zoe Lofgren
Stephen Lynch
Thomas Massie
Doris Matsui
Betty McCollum
Jim McGovern
Kweisi Mfume
Gwen Moore
Kevin Mullin
Alexandria Ocasio-Cortez
Ilhan Omar
Bill Pascrell
Ish-kryetarja Nancy Pelosi
Mary Sattler Peltola
Chellie Pingree
Mark Pocan
Katie Porter
Ayanna Pressley
Delia Ramirez
Jan Schakowsky
Adam Smith
Melanie Stansbury
Mark Takano
Mike Thompson
Bennie Thompson
Jill Tokuda
Paul Tonko
Lori Trahan
Gabe Vasquez
Nydia Velazquez

Teksa Netanyahu mbante fjalimin në Kapitol, mijëra demonstrues u mblodhën jashtë, duke protestuar kundër tij dhe luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka rezultuar në vdekjen e të paktën 39.100 palestinezëve. Protestuesit bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe denoncuan vendimin për t’i dhënë liderit izraelit një nga nderimet më të larta të mundshme për një lider të huaj.

Një nga protestuesit, McKenzie Manns, tha për Anadolu se është “i egërsuar” që Netanyahu po viziton Kongresin, duke thënë se “ai po kryen një gjenocid tani”.

“Mendoj se është çmenduri më e madhe që Kongresi ynë e mirëpriti dhe e lejoi të shkelte në këtë vend, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, sepse nuk mund të vrasësh një popull të tërë dhe pastaj të vish dhe të prezantosh fjalime sikur ti je një fëmijë i mirë”, shtoi Manns.

Presidenti amerikan Joe Biden është planifikuar të takohet me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë sonte për të diskutuar situatën në Gaza, përparimin drejt një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Netanyahu do të zhvillojë gjithashtu një takim të veçantë me zv.presidenten Kamala Harris.

Nesër, Netanyahu pritet të takohet me kandidatin republikan për president dhe ish-presidentin Donald Trump në rezidencën e tij në Florida.

Related posts

Vritet një zyrtar policor i Kosovës në veri

rezart morina

Rusia: Armët që SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë nuk do të ndryshojnë situatën në front

RTI

Analiza/ Mandati i ri i Putinit, epokë me fuqi të jashtëzakonshme! Një çerek shekulli si udhëheqës i Rusisë

admin