RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu fillon takimin me Biden

ne’tanyahu-fillon-takimin-me-biden

Netanyahu ka falënderuar Biden për mbështetjen e tij entuziaste për Izraelin, duke deklaruar se ai pret të vazhdojë partneritetin e tij me Biden.

“Dua t’ju falënderoj për 50 vitet e shërbimit publik dhe 50 vjet mbështetje për shtetin e Izraelit, dhe mezi pres të diskutoj me ju sot dhe të punoj me ju në muajt në vijim,” tha Netanyahu teksa takoi Biden në Shtepia e Bardhe.

Pavarësisht komenteve të Netanyahut, marrëdhëniet mes të dyve janë acaruar pasi lufta e Izraelit ndaj Gazës është zvarritur.

Këto tensione u theksuan muajin e kaluar kur, në një intervistë në Time Magazine, Biden sugjeroi se Netanyahu po e zgjat luftën për arsye politike.

Related posts

Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj

admin

Goditje për Gjermaninë në OKB, dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

admin

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, shkon në 1,300 numri i viktimave

admin