RTV AHIRETI
Lajme

Azerbajxhani kërcënon me veprim ushtarak kundër Armenisë pas “provokimeve” në kufi

azerbajxhani-kercenon-me-veprim-ushtarak-kunder-armenise-pas-“provokimeve”-ne-kufi

Azerbajxhani ka kërcënuar të enjten me veprim ushtarak të shkallës së gjerë kundër Armenisë, si përgjigje ndaj atyre që i ka cilësuar “provokime” armene përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka pretenduar që ushtria armene ka përdorur “armë të rënda” dhe dronë zbulues në atë zonë.

Ministria, gjithashtu, i ka bërë thirrje Armenisë dhe sponsorëve të vet, “të përmbahen prej krijimit të një vatre të re lufte” në Kaukazin e Jugut.

“Nëse nuk ndalen këto veprime provokative, do të merren hapat e duhur, duke përdorur gjithë arsenalin e forcave të armatosura të Azerbajxahnit, për qëllime të vetëmbrojtjes”, është thënë në deklaratë.

Ministria i ka dënuar edhe fuqitë perëndimore që kanë rritur bashkëpunimin ushtarak me Armeninë, duke cituar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të kryera prej Shteteve të Bashkuara në Armeni këtë muaj, një marrëveshje për armët me Francën dhe alokimin e 10 milionë eurove prej Bashkimit Evropian si ndihmë ushtarake për Jerevanin.

Ministria ka pretenduar se këto veprime mund të inspirojnë Armeninë “të kryejë provokime të reja dhe të përgatitet për një tjetër luftë me Azerbajxhanin”.

The post Azerbajxhani kërcënon me veprim ushtarak kundër Armenisë pas “provokimeve” në kufi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kryeministri kinez viziton Australinë për herë të parë në 7 vjet

admin

Tajvani kryen stërvitje ushtarake në mes të tensioneve të larta me Kinën

admin

Nacionalistët hindus po synojnë të zëvendësojnë xhamitë me tempuj në të gjithë Indinë

RTI