RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçakut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025

lajcakut-i-zgjatet-mandati-deri-me-31-janar-2025

Miroslav Lajçak do të jetë i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë deri më 31 janar të vitit 2025.

Një gjë e tillë tashmë është zyrtarizuar.

Në një njoftim të Këshillit të Bashkimit Evropian, është treguar se ky institucion ka miratuar zgjatjen e mandatit të Lajçakut.

“Për më tepër, Këshilli miratoi sot një sërë vendimesh për zgjatjen e mandateve ekzistuese të PSBE-ve të mëposhtme: Z. Miroslav Lajčák, Emisar për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, iu zgjat mandati deri më 31 janar 2025. Ai u emërua për herë të parë më 2 prill 2020” – thuhet në njoftim.

Related posts

“Askujt s’duhet t’i shkojë në mendje të na sulmojë”- Gjermania ristrukturon ushtrinë, do të krijojë një trupë kibernetike! Ja funksioni

admin

Netanyahu arrin marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Izrael

admin

Shqipëria, nën sulm nga Irani apo dështim i “mbrojtjes” izraelite?

RTI