RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia konfiskon armë dhe fishekë në Zubin Potok e Zveçan

policia-konfiskon-arme-dhe-fisheke-ne-zubin-potok-e-zvecan

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, konkretisht në Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas policisë, në Zubin Potok, në fshatin Varage e Poshtme një person është arrestuar nën dyshimin se deri sa është ndaluar në një pikë statike nga policia, i është gjetur një armë me gjashtë fishekë.

Policia ka bërë të ditur se arma është gjetur brenda veturës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në Zveçan policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur 121 fishekë.

“Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok 26.07.2024 – 16:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjashtë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe gjashtë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. · Rr. Kninska- Përkac, Zveçan 26.07.2024 – 18:30. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 121 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Related posts

“Po e hetojmë”, Escobar: Mendojmë se Serbia ka pasur lidhje me sulmin në Banjskë

admin

Osmani: Mizoria në Izbicë mbetet në kujtesën tonë duke sjell në vëmendje çmimin e lirisë

admin6

“Nuk kisha aspak besim!”- Udhëtimi tragjik i nëndetëses Titan, ish-drejtori i kompanisë: Shumë hapa gjatë ndërtimit u anashkaluan! Askush nuk kishte përvojë

admin