RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Duhet të zvogëlohen shifrat e migrimit të parregullt

scholz:-duhet-te-zvogelohen-shifrat-e-migrimit-te-parregullt

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se i konsideron kontrollet kufitare me shtetet fqinje, si masë të arsyeshme për të kufizuar migrimin e parregullt në Gjermani.

“Në përgjithësi, ne synojmë t’i vazhdojmë kontrollet strikte në kufijtë gjermanë”, ka thënë Scholz në një intervistë të publikuar të premten në revistën rajonale, Saarbrücker Zeitung.

“Ne duam të kufizojmë migrimin e parregullt, siç e kam thënë më parë. Numrat duhet të zvogëlohen”.

Sipas tij, migrimi është i domosdoshëm për tregun gjerman të punës.

“Por, janë tepër shumë njerëz që vijnë te ne në mënyrë të parregullt, që pretendojnë se kërkojnë mbrojtje prej persekutimit, mirëpo nuk mund të ofrojnë asnjë arsye për azil dhe më pas refuzohen”, ka thënë Scholz.

Ai i ka përmendur edhe pikat aktuale të kontrollit, sikurse ato me kufirin francez gjatë kohës sa do të mbahen Lojërat Olimpike.

Kontrollet në ato pika do të vazhdojnë të kryhen deri më 30 shtator.

Related posts

Tërhoqi vëmendje ditët e fundit me një video ku kritikon atleten e saj ukrainase, kush është ish-olimpistja Alina Kabaeva, e përfolur si partnerja e Presidentit Putin

admin

Stoltenberg: NATO-ja mbështet Bosnjën në rrugën e saj euroatlantike

admin

Amerika planifikon një takim të ri midis Izraelit dhe shteteve arabe

admin