RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ne’tanyahu kthehet nga Washingtoni, kryeson mbledhjen e sigurisë pas su’lmit në Lartësirat e Golanit

ne’tanyahu-kthehet-nga-washingtoni,-kryeson-mbledhjen-e-sigurise-pas-su’lmit-ne-lartesirat-e-golanit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kthye nga Washingtoni sot dhe kryesoi një takim sigurie pas një sulmi me raketa që vrau 12 persona në Lartësirat e Golanit të pushtuara nga Izraeli të shtunën, transmeton Anadolu.

Izraeli e ka akuzuar Hezbollahun libanez për sulmin në një fushë futbolli në qytetin e komunitetit Druze, Majdal Shams. Ndërkaq, Hezbollahu ka mohuar akuzat.

“Aeroplani i kryeministrit Benjamin Netanyahu është ulur në Izrael”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.

“Kryeministri tani është në rrugë për në Kirya për një vlerësim të sigurisë dhe diskutim në kabinetin e sigurisë”, shtoi ajo.

Netanyahu kërcënoi të shtunën se do ta detyronte Hezbollahun të paguajë një “çmim të rëndë” pas sulmit.

Shqetësimet janë rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut në mes të shkëmbimit të sulmeve ndërkufitare midis dy palëve.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 39.300 palestinezë që nga tetori.

Related posts

Bislimi udhëton drejt Suedisë, arsye aplikimi për anëtarësim në BE

admin

Blinken: Partneriteti SHBA-Poloni i fortë dhe efektiv

admin

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

rezart morina