RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Ceremonia e Lojërave Olimpike tregon se nuk ka moral në Perëndim

orban:-ceremonia-e-lojerave-olimpike-tregon-se-nuk-ka-moral-ne-perendim

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka kritikuar Perëndimin pas një akti të diskutueshëm gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, duke thënë se “nuk ka moral” në botën perëndimore, raporton Anadolu.

“Perëndimorët besojnë se shtetet kombëtare nuk ekzistojnë më. Ata mohojnë se ka një kulturë të përbashkët dhe një moral publik të bazuar në të”, tha ai.

“Nuk ka moral, nëse keni parë hapjen e Olimpiadës dje, e keni parë këtë”, theksoi Orban në një fjalim në Tusvanyos në Transilvani.

Rishfaqja e Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit ka shkaktuar një reagim të ashpër, duke nxitur kritika dhe denoncime nga bota e krishterë.

Related posts

Starmer takim me homologen italiane në Romë, shpreh interes për marrëveshjen me Shqipërinë! Meloni: Shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut, të pabaza

admin

Akademia e Kuranit “Hifdh Kids” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, po vazhdon aktivitetet e saj me nxënës

admin

Blinken në OKB: Rusia po përdor urinë si ‘armë’, po bën krime lufte

rezart morina