RTV AHIRETI
Lajme

Prokuroria Speciale me aksion, arrestohen gjashtë persona për blerje dhe shitje të substancave narkotike

prokuroria-speciale-me-aksion,-arrestohen-gjashte-persona-per-blerje-dhe-shitje-te-substancave-narkotike

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kuadër të së cilit janë kontrolluar disa lokacione në rajonin e Prizrenit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.

“Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe për të njëjtit Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me tutje me masat tjera procedurale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Prokuroria Speciale me aksion, arrestohen gjashtë persona për blerje dhe shitje të substancave narkotike first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Joe, je pushuar nga puna!”- Donald Trump ndjek fjalimin e Biden nga avioni! Ja ironia me presidentin amerikan

admin

Palestina: Rrëmbimi i foshnjës palestineze në Gaza nga ushtari izraelit, “krim i neveritshëm”

admin6

Zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, dëmet me mijëra euro

RTI