Inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë zhvilluar sot kontrolle në tri pompa të derivateve në veri të vendit.
Pronarëve të këtyre pompave iu është kërkuar dokumentacion i nevojshëm si dhe licencat.
Kontrollet janë zhvilluar me pjesëmarrje edhe të zyrtarëve policorë të Kosovës.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani theksoi se janë kontrolluar tri pompa të derivateve në Zubin Potok, një në Mitrovicë të veriut, katër në Zveçan si dhe 7 në Leposaviq.
“Inspektorët kanë kryer kontrolle në tre pompa private, kanë kërkuar nga pronarët leje pune dhe dokumentacion tjetër. Kontrollet në Zubin Potok kanë përfunduar dhe këto pompa nuk janë mbyllur”, tha Elshani.
Duhet përkujtuar që para disa ditëve institucionet e Kosovës u vendosën drynin pesë pompave të derivateve në katër komunat e veriut të vendit.