RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrëshqitje dheu në Indi, të paktën 24 persona humbën jetën

rreshqitje-dheu-ne-indi,-te-pakten-24-persona-humben-jeten

Të paktën 24 persona e kanë humbur jetën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në rajonin Kerala në jug të Indisë, transmeton Anadolu.

Siç raporton “Hindustan Times”, autoritetet e rajonit Kerala kanë njoftuar se dyshojnë që dhjetëra persona kanë mbetur nën dhe në rrëshqitjet e shumta të dheut të shkaktuara pas reshjeve të dendura në zonën Wayanad.

Autoritetet thanë se sipas gjetjeve të para në rrëshqitjet e dheut kanë humbur jetën 24 persona dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe proceset e evakuimit.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi nga llogaria e tij X shkroi: “Lutjet e mia janë me të gjithë të plagosurit dhe ata që kanë humbur të dashurit e tyre”.

Duke vënë në dukje se ka kontaktuar me kreun e rajonit të Keralas, Pinarayi Vijayan, kryeministri Modi tha se do të japin mbështetje “me çdo lloj ndihme të mundshme” lidhur me katastrofën.

Related posts

Kurti mbajti takim koordinues me ministra dhe kryetarë komunash

admin

OBSH rikthen komunikimin me Spitalin Al-Shifa

admin6

“Kina po zgjat pushtimin rus të Ukrainës”- Stoltenberg: Nëse Pekini nuk ndryshon kurs, aleatët duhet të…

admin