RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australi, burgoset nëna afgane për “martesë të detyruar” të vajzës

australi,-burgoset-nena-afgane-per-“martese-te-detyruar”-te-vajzes

Një gjykatë australiane ka dënuar një nënë emigrante afgane me tre vjet burg për shkelje të ligjeve të martesave të detyruara të Australisë, transmeton Anadolu.

Ky është rasti i parë i tillë që dikush burgoset për një veprim të tillë në Australi.

Siç raportoi transmetuesi lokal ‘SBS’, 48-vjeçarja Sakina Muhammad Jan është personi i parë që burgoset për detyrimin e vajzës së saj 20-vjeçare Ruqia Haidari të martohej me Mohammad Ali Halimin, i cili më vonë në gusht të vitit 2019 vrau gruan e tij, Haidarin.

Jan, e cila nuk pranoi fajësinë, i tha gjykatësit Fran Dalziel të Gjykatës së Qarkut Victoria se ajo nuk kishte bërë asgjë të keqe.

Ajo do të lirohet nga paraburgimi me një urdhër njohjeje pas 12 muajsh, por po përballet me deportimin në Afganistan pasi të lirohet.

Jan fillimisht refuzoi të firmos urdhrin e njohjes, duke theksuar se ajo nuk mund ta pranojë atë.

Sipas procesverbalit gjyqësor, Jan dyshohet se e detyroi Haidarin të martohet pasi martesa e saj e parë e rregulluar kishte përfunduar me divorc.

Halimi e vrau Haidarin pesë muaj pas martesës së tyre dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e saj.

Related posts

Pas rezultateve të ulëta, kryeministri bavarez bën thirrje për zgjedhje të parakohshme federale në Gjermani: Scholz të veproj si Macron

admin

Isufaj konfirmon se dha pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojiçiqit

rezart morina

“Kam besim në aftësinë e popullit francez”- Macron reagon pas vendimit për të thirrur zgjedhje të parakohshme: Ambicia ime e vetme është…

admin