RTV AHIRETI
Lajme

Nesër takimi konsultativ i presidentes për datën e zgjedhjeve, konfirmohet prezenca e të gjitha partive

neser-takimi-konsultativ-i-presidentes-per-daten-e-zgjedhjeve,-konfirmohet-prezenca-e-te-gjitha-partive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë ditës së premte u ka dërguar partive politike në vend letër për takim. Në këtë letër thuhet se takimi do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Me të marrë këtë letër partitë politike u përgjigjën pozitivisht. Ftesa e presidentes është bërë për nesër (31 korrik 2024), në orën 14:00.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, tha Xhemajli.

Përderisa pjesëmarrjen në takim nga pozita e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“LVV-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani. Besoj që do të shkojë nënkryetari i parë i LVV-së, Glauk Konjufca”, tha zëdhënësi Arlind Manxhuka.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut deri tani e kanë konfirmuar edhe PDK-ja e LDK-ja.

Prej LDK-së shkon kryetari Lumir Abdixhiku, ndërsa prej PDK-së ende nuk është bërë e ditur se kush do të shkojë.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave, e dyta PDK-ja, e treta LDK-ja dhe e katërta AAK-ja.

The post Nesër takimi konsultativ i presidentes për datën e zgjedhjeve, konfirmohet prezenca e të gjitha partive first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Gjermania dërgoi sisteme mbrojtëse për Ukrainën, Scholz: Vendimi i Berlinit është një hap i madh! Partnerët e NATO-s t’i përgjigjën kërkesave

admin

SHBA përpiqen për unitet në Këshillin e Sigurimit për raketat e Koresë së Veriut

admin

Vazhdojnë protestat para Bashkisë së Tiranës

admin