RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këshilltari i Kurtit i reagon Varhelyit: Fokusohuni në zgjerimin e BE-së, dialogu është çështje e tjetërkujt

keshilltari-i-kurtit-i-reagon-varhelyit:-fokusohuni-ne-zgjerimin-e-be-se,-dialogu-eshte-ceshtje-e-tjeterkujt

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit, Albin Kurti i ka reaguar Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheyli, i cili ka kërkuar nga Kosova që të bëjë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Zulfaj përmes një postimi në rrjetin social „X“, ka thënë se komisioneri Varhelyi dha sugjerim pa e përmendur Marrëveshjen Bazë mes Kosovës dhe Serbisë, teksa shtoi se dialogu nuk është çështje e Varhelyit, shkruan teve1.info

“E pash sugjerimin tuaj, z.Varhelyi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa e përmendur Marrëveshjen Bazë të Brukselit, pra njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë që të fokusoheni në zgjerimin e BE-së pasi dialogu në Bruksel është çështje e dikujt tjetër”, ka deklaruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

Related posts

Mblidhet Këshilli i Sigurisë i Kosovës

rezart morina

Zv/kryeministrja bullgare: Maqedonia e Veriut ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të ketë kushte të reja

rezart morina

Publikohet raport që akuzon Bidenin për tërheqjen nga Afganistani

rezart morina