RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria publikon foto nga dreka e kryeministrit me ambasadorët

qeveria-publikon-foto-nga-dreka-e-kryeministrit-me-ambasadoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë si mysafir nderi në drekën e ftuar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog me ambasadorë të akredituar të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për Bashkim Evropian në Kosovë.

Mirënjohës për ftesën si mysafir nderi, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ambasadorët për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt. Në veçanti falënderoi ambasadorin Szunyog, i cili është në përmbyllje të mandatit të tij si Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, për kontributin e tij, përveçse bashkëpunimin e mirë.

“Kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan. Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

Pjesëmarrja në drekën me ambasadorët ishte arsyeja që siç u tha Kurti nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani me kryetarët e partive për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme.

Related posts

Administrata ushtarake në Niger do ta dëbojë ambasadorin e Francës

rezart morina

Greqia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Liban

admin6

Aksident me fatalitet në Gjilan, humb jetën 36-vjeçari

admin6