RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani-ambasadorit italian: Mbajtja në fuqi e masave të BE-së po dëmton mirëqenien e qytetarëve

osmani-ambasadorit-italian:-mbajtja-ne-fuqi-e-masave-te-be-se-po-demton-mireqenien-e-qytetareve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të rregullt me partnerët ndërkombëtarë me qëllim të adresimit sa më të suksesshëm të zhvillimeve në këtë fushë.

“Ndërlidhur me zhvillimet në Dialog, Presidentja Osmani ritheksoi se mbajtja në fuqi e masave të BE-së është një prej padrejtësive të mëdha e cila mbi të gjitha dëmton drejtpërdrejt mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani dhe Ambasadori De Riu kanë diskutuar edhe për raportet e mira bilaterale ne mes të dy vendeve dhe kanë rikonfirmuar përkushtimin për avancim të mëtutjeshëm të tyre në vazhidmësi.

Në këtë drejtim, u potencua edhe rëndësia e vizitave bilaterale, si dhe shkëmbimeve të rregullta në mes të institucioneve të të dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.

Related posts

Erdoğan dhe shefja e Komisionit Evropian diskutojnë hapat për të forcuar lidhjet BE-Turqi

admin

​26 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

admin

Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet në mënyrë të shpejtë

rezart morina