RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ga’za, vr’iten 2 gazetarë të televizionit Al Jazeera në su’lmin iz’raelit

ga’za,-vr’iten-2-gazetare-te-televizionit-al-jazeera-ne-su’lmin-iz’raelit

Dy gazetarë të televizionit Al Jazeera janë vrarë në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu.

Transmetuesi me bazë në Doha tha se gazetari Ismail al-Ghoul dhe kameramani i tij Rami al-Rifi humbën jetën në sulm. Nuk ka ende detaje rreth rrethanave të vdekjes së tyre.

Zyra e qeverisë për media në Gaza tha se viktimat e reja e çuan numrin e gazetarëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 165 që nga 7 tetori 2023.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me reagimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Të paktën 39.445 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 91,000 janë plagosur. Gati 10 muaj pas luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës mbeten nën gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Forcat izraelite rrëmbejnë të paktën 11 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Përendimor

admin

SHBA njofton ndihmë shtesë prej 1.7 miliardë dollarë për sigurinë e Ukrainës

RTI

Shkon në tre numri i fëmijëve të vdekur nga sulmi me thikë në Angli

RTI