RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Dënoj dhe mallkoj ashpër atentatin ndaj liderit të Hamasit

erdogan:-denoj-dhe-mallkoj-ashper-atentatin-ndaj-liderit-te-hamasit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke reaguar për atentatin ndaj shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, tha: “Dënoj dhe mallkoj ashpër atentatin e pabesë ndaj shefit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran”, transmeton Anadolu.

Erdoğan nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar lidhur me atentatin ndaj Haniyeh.

“Ky atentat është një akt i turpshëm që synon të minojë çështjen palestineze, rezistencën e lavdishme të Gazës dhe luftën e drejtë të vëllezërve tanë palestinezë si dhe t’i frikësojë ata”, shkroi Erdoğan.

Duke rikujtuar “sulmet e mëparshme të neveritshme” të bëra ndaj Sheikh Ahmed Yassin, Abdel Aziz al-Rantisi dhe shumë figura politike nga Gaza, Erdoğan tha se edhe atentati ndaj Haniyeh ka të njëjtin qëllim.

“Megjithatë, barbaria sioniste, ashtu si deri tani nuk do të mund të arrijë qëllimet e saj. Inshallah me qëndrimin më të fortë të botës islame dhe aleancën e njerëzimit, terrori i shkaktuar nga Izraeli në rajonin tonë, veçanërisht shtypja dhe gjenocidi në Gaza, patjetër do të marrë fund dhe rajoni ynë dhe bota jonë do të gjejnë paqe”, theksoi presidenti turk.

Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë të provojë të gjitha mjetet dhe të mbështesë vëllezërit e tyre palestinezë me të gjitha mjetet dhe të gjitha forcat.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e një shteti të lirë, sovran dhe të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet”, shtoi Erdoğan duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Haniyeh.

Related posts

Gjermania lejon Poloninë të dërgojë avionë MiG-29 në Ukrainë

admin

Ehud Barak: Bunkerët janë ndërtuar për të siguruar hapësirë për spitalin

admin

Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike

rezart morina