RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 39.480 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-39.480-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 39.480 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 300 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në bombardimet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit janë vrarë 35 palestinezë, ndërsa janë plagosur 55 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39.480 ndërsa i të plagosurve në 91.128.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile e kanë të pamundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Ndërsa shumica e të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza janë gra dhe fëmijë, thuhet se si pasojë e sulmeve janë të zhdukur 10 mijë palestinezë.

Related posts

Kopenhagë, policia arreston dhe akuzon protestuesit pro-palestinezë për bllokimin e hyrjes në parlament

RTI

Atentati ndaj ish-Presidentit/ FBI i jep fund konfuzioneve: Donald Trump u godit vërtet nga plumbi

admin

Mbi 250 sportistë palestinezë të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori

RTI