RTV AHIRETI
Lajme

Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 33 për qind të Planit kombëtar për zhvillim për gjashtë muaj

levizja-fol:-qeveria-realizoi-vetem-33-per-qind-te-planit-kombetar-per-zhvillim-per-gjashte-muaj

Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar për Zhvillim për periudhën janar-qershor.

Kjo Lëvizje thekson se nga 147 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-qershor 2024 Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur të realizoj vetëm 49 prej tyre apo 33 për qind.

Mexhide Demolli-Nimani – drejtore në Lëvizjen FOL, tha se për 39 aktivitete apo (27 %) nga tri ministri (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit), FOL nuk ka pranuar përgjigje se sa janë realizuar aktivitetet e tyre për periudhën e parë gjashtë mujore.

Demolli-Nimani, listoi dhe ministritë të cilat s’kanë planifikuar asnjë aktivitet për periudhën e parë gjashtë mujore 2024 janë; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim.

The post Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 33 për qind të Planit kombëtar për zhvillim për gjashtë muaj first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë: Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të rrëzonte raketat e Iranit të lëshuara ndaj Izraelit

admin

Lista Serbe thotë se dëshiron ta rrëzojë Kurtin, pranon se Radojçiq ishte në barrikada

admin

Hapja e Urës së Ibrit, vjen reagimi i Lajçakut

admin