RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan, Biden-it: Iz’raeli nuk dëshiron ar’mëpushim në Ga’za

erdogan,-biden-it:-iz’raeli-nuk-deshiron-ar’mepushim-ne-ga’za

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i tha homologut të tij amerikan Joe Biden se Izraeli nuk dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me Biden-in, të cilit i tha se vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, “i dha një goditje të rëndë” përpjekjeve për armëpushim në Gaza.

Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “ka treguar në çdo hap” se nuk dëshiron një armëpushim dhe paqe, dhe fjalimi i tij i fundit në Kongresin amerikan shkaktoi “zhgënjim të thellë” në Turqi dhe në botë, i tha Erdoğan Bidenit.

Izraeli po punon për përhapjen e zjarrit nga Gaza në të gjithë rajonin, theksoi presidenti turk.

Telefonata erdhi menjëherë pasi Turqia njoftoi se Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) udhëhoqi një shkëmbim të suksesshëm të të burgosurve që përfshin shtatë vende në “një nga operacionet më të gjera” të shkëmbimit në vitet e fundit.

Në shkëmbim u përfshinë gjithsej 26 persona nga burgjet në SHBA, Gjermani, Poloni, Slloveni, Norvegji, Rusi dhe Bjellorusi. Ata u transportuan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Biden falënderoi presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij në lidhje me shkëmbimin e pengjeve, ku janë të përfshirë edhe tre shtetas amerikanë dhe një mbajtës të kartonit të gjelbër amerikan: Paul Whelan, Evan Gershkovich, Alsu Kurmasheva dhe Vladimir Kara-Murza.

Gjatë bisedës telefonike, të dy liderët diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Turqia po bën çmos për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në në çdo fushë, nënvizoi Erdoğan.

Related posts

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

admin

Pakistan, përmbytjet në rajonin Swat dëmtuan rëndë infrastrukturën

admin

Sllovenia nuk do të marrë pjesë në Eurovision derisa Izraeli është midis vendeve pjesëmarrëse

Muhamet Ramadani