RTV AHIRETI
Lajme

Hovenier: Shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndryshim të statusit të urës së Ibrit

hovenier:-shtetet-e-quint-it-ne-konsultim-me-nato-n-nuk-perkrahin-asnje-ndryshim-te-statusit-te-ures-se-ibrit

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit ka deklaruar se shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit.

Ndryshe, ky reagim vjen pas paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Ura mbi lumin Ibër e cila simbolizon ndarjen e qytetin të Mitrovicës është e hapur vetëm për këmbësorë.

Në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ekziston marrëveshja e cila parasheh hapjen e saj edhe për trafik.

Sipas qeverisë së Kosovës, hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë. /Telegrafi/

The post Hovenier: Shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndryshim të statusit të urës së Ibrit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Escobar sot në Kosovë, takim me Kurtin, Osmanin dhe liderët e opozitës, zbardhet axhenda e të dërguarit të SHBA për Ballkanin

admin

Ushtria izraelite sulmon spitalin “Nasser” në Gaza, raportohet për viktima dhe të plagosur

rezart morina

Shoqata izraelite: Afro 9 mijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

admin6