RTV AHIRETI
Lajme

Diplomimi i gjeneratës së 60-të të kadetëve, Kurti: Në 25-vjetorin e themelimit sot i shtohen edhe 448 policë të rinj

diplomimi-i-gjenerates-se-60-te-te-kadeteve,-kurti:-ne-25-vjetorin-e-themelimit-sot-i-shtohen-edhe-448-police-te-rinj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Policisë së Kosovës në 25 vjetorin e themelimit të saj sot i shtohen edhe 448 policë të rinj.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Kurti ka shkruar se themelimi i Policisë përkon me çlirimin e vendit.

“Zhvillimi i saj ecën krah për krah me përparimin e shtetit. Gjenerata jubilare e 60-të, në të cilën çdo e pesta është grua, e ku si në çdo gjeneratë tjetër ka edhe kadetë të diplomuar nga radhët e komuniteteve joshumicë, do të shërbejë me nder dhe dinjitet, pa dallim e për të gjithë, si vlera, parime dhe identitet i Policisë sonë”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti tha se përkushtimit profesional për të shërbyer, ia kanë dhënë dhe mbështetjen institucionale që meriton.

“Policia ka gati 50 përqindje më shumë buxhet sesa kishte para qeverisjes sonë. Kemi bërë investime prej afër 17 milionë euro në pajisje policore logjistike, 3 milionë euro në rregullimin dhe ndërtimin e objekteve policore, gati 8 milionë euro në flotën automjeteve dhe autoblindave. Sepse misionin për vendin tonë e kemi të përbashkët. Çdo sfidë e çdo sukses, do ta kalojmë bashkë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës si institucioni me besueshmërinë më të lartë nga qytetarët, e konfirmuar kjo nga raportet e matjet e instituteve kredibile vendore e ndërkombëtare, sot forcoi radhët e saj me 448 kadetë të rinj policorë.

“Gjenerata e 60-të me 448 kadetë, kurorëzuan sot punën dhe përkushtimin e tyre duke u betuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre ndamë krenarinë me kadetët e familjarët e tyre dhe rikonfirmuam mbështetjen tonë të parezervë për ta dhe Policinë e Kosovës.

Urime diplomimi 448 kadetëve policor. U jemi mirënjohës për gatishmërinë për ti shërbyer Republikës së Kosovës në çdo pjesë të saj”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

The post Diplomimi i gjeneratës së 60-të të kadetëve, Kurti: Në 25-vjetorin e themelimit sot i shtohen edhe 448 policë të rinj first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Hong-Kongu, 500 mijë bileta avioni falas për të joshur turistët

admin

Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiqit – kërkojnë nga ai vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira në dialogun Kosovë-Serbi

admin

Tëheqja e detit në Vlorë, fenomeni shqetëson ambientalistët: Nuk ka ndodhur asnjëherë në këto përmasa

admin