RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Al-Ak’sa falet namazi i xhenazes në mungesë për Haniyeh

ne-al-ak’sa-falet-namazi-i-xhenazes-ne-mungese-per-haniyeh

Në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar u fal namazi i xhenazes në mungesë për Ismail Haniyeh, kreun e Byrosë Politike të Hamasit që u vra në Iran, transmeton Anadolu.

Si çdo të premte policia izraelite u vendos me një numër të madh trupash dhe barriera hekuri përreth zonës së Qytetit të Vjetër, ku ndodhet edhe xhamia Al-Aksa. Policia kontrolloi identitetin e palestinezëve që erdhën në xhaminë Al-Aksa për faljen e xhumasë dhe i ktheu ata, veçanërisht të rinjtë.

Imami i xhamisë Al Aksa, Sheikh Ekrima Sabri u lut për Haniyen në hutben e tij të xhumasë. Besimtarët që ndodheshin në Aksa iu përgjigjën lutjes së Sheikh Ekrima me tekbire.

Sheikh Ekrima Sabri në fjalimin e tij që mbajti në hutben (ligjëratën) e xhumasë tha: “Ata që jetojnë në Bejtul-Makdis dhe ata që janë në minberin e xhamisë Al Aksa e pranojnë Ismail Haniyen si dëshmor në praninë e Allahut. Allahu e mëshiroftë”.

Pas namazit të xhumasë, u fal namazi i xhenazes në mungesë me qëllimin për “dëshmorët e mbarë botës islame”.

Pavarësisht kufizimeve të policisë izraelite, namazin e xhumasë në Al-Aksa e falën 30 mijë muslimanë.

Që nga 7 tetori 2023 kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, policia izraelite zbaton kufizime serioze që kanë penguar mijëra njerëz të falen në Al-Aksa.

Related posts

Evropianet reduktojnë ngrohjen

admin

Stoltenberg: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

admin

U mbajt ligjëratë mbi ritualet e haxhit

admin