RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSShK në mbrojtje të minatorëve: Shkelje e patolerueshme

fsshk-ne-mbrojtje-te-minatoreve:-shkelje-e-patolerueshme

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është solidarizuar me kërkesat e minatorëve të Trepçës.

Kjo sindikatë i ka bërë thirrje qeverisë që të ulet dhe të negociojë për kërkesat dhe kushtet e minatorëve, në mënyrë që sipas tyre të realizohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje të aplikueshme në Kosovë.

“Mospërfillja dhe injorimi i kërkesave të minatorëve përveçse përbënë shkelje është e patolerueshme dhe aspak e moralshme”, thuhet ndër të tjera në letrën mbështetëse ndaj minatorëve.

Tutje, Federata kërkon të mos bëhen pazare politike në kurriz të minatorëve, por të angazhohen të gjithë akterët relevant për zgjidhjen e kësaj çështje.

Related posts

Grupi izraelit i të drejtave akuzon Izraelin për abuzim dhe poshtërim të aktivistëve të flotiljes

Hevzi

Bregu Perëndimor, pa’lestinezët hyjnë në grevë për të pr’otestuar kundër dhu’nës iz’raelite

admin

Tërmeti i fuqishëm në Kinë, shkon në 74 numri i viktimave

admin