RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katar, mbahet ceremonia e va’rrimit të liderit politik të Ha’masit, Ismail Haniyeh

katar,-mbahet-ceremonia-e-va’rrimit-te-liderit-politik-te-ha’masit,-ismail-haniyeh

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, u mbajt ceremonia e varrimit të kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh i cili u vra në Teheran të Iranit, raporton Anadolu.

Trupi i Haniyeh që u soll mbrëmë nga Teherani në Katar u mor nga morgu i spitalit dhe u soll në xhaminë “Imam Muhammad bin Abdulwahhab”. Pas namazit të xhumasë u mbajt një ceremoni mortore për Haniyeh.

Në namazin e xhenazes që u drejtua nga Ali Muhyiddin Al-Qaradaghi, kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, krahas Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani, morën pjesë edhe kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Numan Kurtulmuş, zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, kreu i MIT, Ibrahim Kalın si dhe përfaqësues të partive politike dhe deputetë.

Në ceremoninë e varrimit ku morën pjesë shumë zyrtarë, folën zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Khaled Meshaal dhe kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin Al-Qaradaghi.

Pas ceremonisë, morti i Haniyeh u përcoll me lutje, tekbire dhe me slogane anti-izraelite ndërsa u varros në varrezat në qytetin Lusail, 15 kilometra në veri të Dohas.

Pas varrimit, Kurtulmuş dhe Yılmaz i shprehën ngushëllimet e tyre djalit të Ismail Haniyeh, Abdusselam Haniyeh dhe nipërve të tij.

Gjithashtu Kurtulmuş u takua me zëvendëskryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Khaled Meshaal dhe shprehu ngushëllimet e tij.

Related posts

SHBA-ja njofton 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

rezart morina

Shefi i OBSH-së paralajmëron: Bëhuni gati për sëmundjen X

admin6

Raporti i BE-së për Kosovën: Situata në dialog është e brishtë, krimi dhe korrupsioni në veri mbeten sfidues

admin