RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përurohet nënstaconi policor në Leposaviq

perurohet-nenstaconi-policor-ne-leposaviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten, ka marrë pjesë në përurimin e investimeve të nënstacionit policor, në Soçanicë të Leposaviqit.

Kurti, është shprehur se përurimi i këtij nënstacioni, me më shumë hapësirë dhe kushte të dinjitetshme për personelin policor është dëshmi e investimit të Qeverisë në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, ky investim do të reflektojë në shërbim më cilësor për të gjithë qytetarët.

“Vlera financiare e këtij projekti është 46 mijë e 400 euro. Nga një dhomë me kushte të mjerueshme, tashmë hapësira është prej 75m2, me më shumë kapacitet dhe me kushte të dinjitetshme pune për personelin policor. Si kudo në Republikën e Kosovës, dyert e këtij nënstacioni në Soçanicë do të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë qytetarët, nga të gjitha komunitetet, për të adresuar çdo kërkesë të tyren e ofruar shërbim sa më cilësor.

Ky rindërtim është një dëshmi tjetër e investimit tonë në Policinë e Kosovës, sidomos për kushte më të përshtatshme të punës, por edhe për më shumë siguri e qasje të shpejtë edhe për qytetarët e veriut të vendit dhe të zonës së Soçanicës”, ka shkruar Kryeministri.

Related posts

Mbyllet qendra “Orenda” në Pejë, ku u rrah dhe keqtrajtua e moshuara

admin

Obama dhe Pelosi kërkojnë që Biden të rishqyrtojë kandidimin. Ish-presidenti i SHBA nuk beson te fitorja e tij përballë Trump

admin

Kryeministri spanjoll njofton se do ta njohin shtetin e Palestinës para verës

rezart morina