RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se rrahu për vdekje gruan e tij

nje-muaj-paraburgim-per-burrin-qe-dyshohet-se-rrahu-per-vdekje-gruan-e-tij

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim D. Zh., që dyshohet se kreu “vrasjen e rëndë” të gruas së tij.

Në njoftim thuhet se ngjarja kishte ndodhur dje, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës, në shtëpinë e të dyshuarit, ku i njëjti pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me tu kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti, se nëse i pandehuri D.ZH gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, i njëjti mund të arratiset dhe mund të largohet nga vendi, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston rreziku i asgjësimit apo ndryshimit të provave si dhe ndikimi në dëshmitarë, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Related posts

Gjermania bën gati draftin për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë

admin

Altun: Lufta kundër FETO-s, prioritet kryesor i Turqisë

admin

Partia opozitare në Gjeorgji raporton për sulm në zyrat e saj, publikon foton e xhamit të thyer të godinës

admin