RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja dërgon anije e avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

shba-ja-dergon-anije-e-avione-luftarake-ne-lindjen-e-mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin luftanije dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit nga sulme të mundshme nga Irani dhe aleatë të tij, ka thënë Pentagoni.

Tensionet mbesin të larta në rajon pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut.

Forcat e mbrojtjes raketore u vendosën në gjendje gatishmërie për t’u vendosur, ka theksuar Pentagoni, duke shtuar se angazhimi i tij për ta mbrojtur Izraelit është “i palëkundur”.

Lideri i Iranit, Ayatollah Khamenei, është zotuar për “ndëshkim të ashpër” ndaj Izraelit për vrasjen e Haniyehut, ndërsa ka shpallur tri ditë zie.

Haniyeh konsiderohej lideri i Hamasit dhe luajti rol të rëndësishëm në negociatat që kishin synim arritjen e armëpushimit në Gaza. Vdekja e tij erdhi disa orë pasi Izraeli pretendoi se kishte vrarë Fuad Shukurin, komandantin e lartë të Hezbollahut.

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se dërgimi i mjeteve “do ta përmirësojë mbrojtjen e forcave amerikane…. ta rrisë mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit dhe sigurojë se SHBA-ja është e përgatitur t’u përgjigjet rrethanave të ndryshme”.

Related posts

Pas SHBA-së dhe BE-së edhe Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

RTI

Kryeministri Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun irlandez

rezart morina

Tentuan të arratiseshin, merr flakë në mes të detit varka me emigrantë në Haiti. Raportohet për tre viktima dhe rreth 40 të zhdukur, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

admin