RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri: Dronët “Bayraktar” zhvillojnë me sukses fluturimet e para natën

shqiperi:-dronet-“bayraktar”-zhvillojne-me-sukses-fluturimet-e-para-naten

Për herë të parë, dronët “Bayraktar” nga Baza Ajrore e Kuçovës në Shqipëri kanë zhvilluar fluturime natën.

Ky lloj trajnimi ka si qëllim stërvitjen e pilotëve në kushte më të vështira, për t’u dhënë operatorëve mundësinë të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV-ve të këtyre mjeteve fluturuese.

Kjo stërvitje i pajis pilotët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, në mënyrë të sigurt këto mjete, në kushtet e errësirës.

Trajnimi përfshin edhe përdorimin e pajisjeve për të vëzhguar natën si dhe sistemet e imazhit termik.

Pilotët dhe Operatorët e Ngarkesave u trajnuan gjithashtu për të interpretuar imazhet termike, të cilat janë thelbësore për identifikimin e objekteve.

Dronët Bayraktar iu shtuan flotës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si pjesë e modernizimit të mjeteve të saj, për të rritur kapacitetet, jo vetëm në operacionet e stërvitjet ushtarake, por edhe në mbështetje të operacioneve të emergjencave civile ose në monitorimin e territorit, për t’i ndihmuar me imazhe sa më të sakta institucionet e vendit.

Related posts

Hapet rruga që të gjithë punëtorëve t’u rriten pagat për nga 6.8 euro

admin

Pesë të lënduar në një aksident në Istog, dy nga ta zyrtarë policorë

Hevzi

Ministri turk i Kulturës në hapjen e Xhamisë së Sulltan Muratit në Shkup të restauruar nga TIKA

Muhamet Ramadani