RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ha’masi përgatitet për zgjedhjen e liderit të ri

ha’masi-pergatitet-per-zgjedhjen-e-liderit-te-ri

Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ka nisur një proces të gjerë konsultimi për të zgjedhur një udhëheqës të ri të lëvizjes së tij pas vrasjes së Ismail Haniyeh, shkruan Al Jazeera.

Haniyeh drejtonte byronë politike të grupit të rezistencës.

Disa zyrtarë të lartë të Hamasit mund të zëvendësojnë Haniyeh sapo të mblidhet këshilli Shura i grupit, organi kryesor konsultativ.

Garda Revolucionare e Iranit tha të shtunën se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit u vra nga një raketë me rreze të shkurtër veprimi.

Ajo i akuzoi Shtetet e Bashkuara se e mbështetën sulmin, për të cilin e fajësoi Izraelin. Haniyeh ndodhej në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë. Vrasja e tij ka nxitur frikën për rrezikun e një konflikti të gjerë rajonal dhe të një lufte të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, nëse Teherani hakmerret.

Related posts

Aksident i shumëfishtë në Itali, autobusi me 38 pasagjerë del nga rruga, raportohet për të vdekur

admin

Bjellorusia dhe Rusia formojnë njësi të përbashkët ushtarake

admin

Gantz kërcënon të pushtojë Rafahun deri në Ramazan ‘nëse pengjet nuk lirohen’

rezart morina