RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahen zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës

shqiperi,-mbahen-zgjedhjet-per-kryetar-te-bashkise-se-himares

Në Shqipëri mbahen sot zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës, pas shpalljes të pavlefshëm të mandatit të kryetarit të zgjedhur të kësaj bashkie, Alfred Beleri, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë(KQZ), qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Numri i zgjedhësve është 23.074, ndërkohë qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi të votojnë në 36 qendra votimi.

Në garë janë partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë, dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i përbërë nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike dhe parti të tjera opozitare.

Për Partinë Socialiste konkurron ish-prefekti i Vlorës dhe ish-deputeti Vangjel Tavo, ndërsa për koalicionin opozitar kandidon Petraq Gjikuria.

Çështja ndaj Alfred Belerit

Më 12 maj 2023, Policia e Shqipërisë arrestoi kandidatin e disa partive opozitare për kryetar të Bashkisë Himarë, në Qarkun e Vlorës, Alfred Beleri, së bashku me një person tjetër, të akuzuar për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Pas përfundimit të numërimit të votave pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, Beleri rezultoi fitues.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO) e dënoi më 5 mars të këtij vitit me dy vite burg Belerin për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Më 25 qershor Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJPAKKO) ka lënë në fuqi dënimin me dy vite burg.

Më 5 korrik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) vendosi të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Alfred Beleri.

Arrestimi dhe dënimi i Belerit, i cili është zgjedhur anëtar i Parlamentit Evropian si përfaqësues i Greqisë, ka shkaktuar reagime të partive politike dhe të zyrtarëve të institucioneve të ndryshme në Shqipëri dhe Greqi.

Related posts

“Ai është një djalë i shkëlqyer”- Donald Trump i premton Elon Musk një pozicion në kabinet nëse zgjidhet President i SHBA

admin

Forcat izraelite arrestojnë 21 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kuds

admin

Rrogat e shkurtit, dalin sipas Ligjit të ri

rezart morina