RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken bisedë me ministrat e jashtëm të G7-ës: Irani mund të sulmojë Iz’raelin brenda 24-48 orëve

blinken-bisede-me-ministrat-e-jashtem-te-g7-es:-irani-mund-te-sulmoje-iz’raelin-brenda-24-48-oreve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raportohet se ka thënë në një bisedë telefonike me ministrat e jashtëm të vendeve të G7 se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmojnë Izraelin brenda 24-48 orëve, transmeton Anadolu.

Sipas tre burimeve me njohuri për telefonatën, të cilët folën për uebfaqen me bazë në SHBA Axios, Blinken deklaroi se SHBA-ja beson se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren.

Duke informuar ministrat e jashtëm të vendeve të G7 se është e paqartë se si do të hakmerret Irani, Blinken deklaroi se nuk e dinë kohën e saktë të sulmeve, por “mund të fillojë brenda 24-48 orëve të ardhshme”.

Blinken theksoi se SHBA-ja po bën përpjekje për të kufizuar sa më shumë sulmet e Iranit dhe Hezbollahut dhe më pas të thyejnë ciklin e përshkallëzimit të tensioneve duke frenuar reagimin e Izraelit.

Duke u bërë thirrje ministrave të jashtëm të G7 që të bëjnë presion diplomatik ndaj Iranit, Hezbollahut dhe Izraelit për të treguar përmbajtje, Blinken deklaroi se rritja e numrit të forcave amerikane në rajon është për qëllime mbrojtëse.

Një burim që mori pjesë në takim tha se Blinken “dukej i zhgënjyer” ndërsa informonte ministrat për bisedimet e fundit me Izraelin për të burgosurit në Gaza dhe marrëveshjen e armëpushimit.

Sipas një deklarate me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Blinken ka folur në telefon me ministrat e jashtëm të vendeve të G7-ës “për të diskutuar nevojën urgjente” për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.

Ministrat diskutuan përpjekjet për të arritur një armëpushim që do të sigurojë lirimin e pengjeve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Duke diskutuar se si armëpushimi që do të vendosej në Gaza do t’i hapte rrugën paqes dhe stabilitetit në rajon, duke përfshirë vijën kufitare midis Izraelit dhe Libanit, të quajtur “Vija Blu”, ministrat përsëritën “angazhimin e tyre për sigurinë e Izraelit” dhe bënë thirrje për kufizim maksimal nga të gjitha palët për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Related posts

Itali: Prokurorët në Padova thonë se certifikata e lindjes me dy nëna është e paligjshme

rezart morina

Erdoğan: Operacioni në rajonet veriore të Irakut dhe Sirisë nuk kufizohet vetëm me operacion ajror

admin

Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion, do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak

RTI