RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë që operon në veri

aksion-policor-ne-objektet-e-postes-se-serbise-qe-operon-ne-veri

Policia e Kosovës është duke u zhvilluar një aksion policor në objektet e Postës së Serbisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në ARBK.

“Pas një shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se ne territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësitë policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, tha Elshani

Related posts

SHBA, demokratët akuzojnë Trumpin se po gënjen për bisedimet me Iranin

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari i Iranit: Ende mbeten boshllëqe të mëdha me SHBA-në pavarësisht përparimit në bisedime

Hevzi

Rtv Pendimi publikon Vaktia e Ramazanit 2023 për disa shtete (Shkarko)

Muhamet Ramadani