RTV AHIRETI
Lajme

Ankaraja u kërkon bashkatdhetarëve të saj të largohen nga Libani

ankaraja-u-kerkon-bashkatdhetareve-te-saj-te-largohen-nga-libani
 

Turqia u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Liban dhe atyre që janë tashmë në vend të largohen. Kjo për shkak të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, ekziston mundësia që situata e sigurisë në Liban të përkeqësohet me shpejtësi”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Ankara.

Të gjithë bashkëatdhetarët ftohen që “të shmangin udhëtimet në Liban, përveç nëse kjo nuk është thelbësore” ndërsa “ata që nuk kanë nevojë të qëndrojnë në Liban këshillohen të largohen” nga vendi.

The post Ankaraja u kërkon bashkatdhetarëve të saj të largohen nga Libani first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nisin punimet për hekurudhën Prishtinë-Durrës

admin

BB: Ekonomia shqiptare në trend rritje

RTI

Mehaj takohet me këshilltarin kryesor të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

admin