RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet e G7 janë “thellësisht të shqetësuar” nga tensionet në rritje në Lindjen e Mesme

vendet-e-g7-jane-“thellesisht-te-shqetesuar”-nga-tensionet-ne-rritje-ne-lindjen-e-mesme

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 deklaruan se janë “thellësisht të shqetësuar” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ministrat e jashtëm të vendeve të G7 thuhet se: “Ne, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania, SHBA-ja dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, shprehim shqetësimin tonë të thellë për nivelin e tensionit në rritje në Lindjen e Mesme, i cili kërcënon të shkaktojë një konflikt më të gjerë në rajon”.

Në deklaratën ku palëve u bëhet thirrje që “të shmangin vazhdimin e ciklit aktual shkatërrues të dhunës hakmarrëse”, theksohet se asnjë vend apo komb nuk do të dalë i fituar nga përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në rajon tensioni u rrit pas sulmit ajror që Izraeli ndërmori në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndaj Fuad Shukur, një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut dhe vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

Kundër Tel Avivit janë bërë kërcënime për hakmarrje nga Irani dhe Hezbollahu libanez, të cilët e kanë mbajtur Izraelin përgjegjës për vrasjen e Haniyeh.

Teksa është njoftuar se ushtria izraelite ka kaluar në gatishmëri kundër një sulmi të ardhshëm, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbrojtur idenë se vendi i tij është “i përgatitur në nivel të lartë kundër çdo lloj skenari, si në aspektin e mbrojtjes ashtu edhe në atë të sulmit”.

Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani kanë humbur jetën 39.583 palestinezë, përfshirë të paktën 16.314 fëmijë dhe 10.980 gra, ndërsa janë plagosur 91.398 të tjerë.

Related posts

Erdoğan: Kombi turk do të vendosë për fatin e vendit, jo Perëndimi – VIDEO

admin

Zgjedhjet në veri – KQZ sot do t’i shpallë rezultatet përfundimtare

admin

Shqipëri, shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut

RTI