RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia do të blejë helikopterë Apache me vlerë 240 milionë dollarë

polonia-do-te-bleje-helikoptere-apache-me-vlere-240-milione-dollare

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes Paweł Bejda nënshkroi të hënën dy kontrata offset me vlerë 240 milionë dollarë me Boeing dhe General Electric për blerjen e helikopterëve AH-64E Apache.

Kontrata me Boeing është rreth 95 milionë dollarë, ndërsa me General Electric 145 milionë dollarë.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për rajonin si dhe për Universitetin e Teknologjisë Ushtarake”, tha Bejda në një konferencë për shtyp në Varshavë.

Kontratat parashikojnë riparimin e komponentëve në WZL 1 në qytetet polake të Lodz dhe Deblin, si dhe trajnimin e inxhinierëve të shërbimit të helikopterëve.

Bejda falënderoi Kongresin Amerikan pasi votoi vitin e kaluar për nisjen e negociatave për blerjen e helikopterëve. Helikopterët Boeing AH-64E Apache janë helikopterët kryesorë sulmues të përdorur nga ushtria amerikane që nga vitet 1980.

Related posts

Trump premton të rikthejë ndalesën e udhëtimit për muslimanët nëse zgjidhet president – VIDEO

rezart morina

Erdoğan: Turqia po merr gradualisht kontrollin përtej kufijve të saj

admin6

Raporti i Bankës Botërore, Tabaku: Shkalla e varfërisë është ende e lartë

admin